Rusia paralajmëroi Perëndimin se Moska do të reagojë ashpër nëse SHBA dhe BE marrin qindra miliarda dollarë asete ruse.

Pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, SHBA dhe aleatët e saj kanë ndaluar transaksionet me bankën qendrore të Rusisë dhe ministrinë e financave, duke ngrirë rreth 300 miliardë dollarë asete ruse të mbajtura në Perëndim.

BE-ja nxori të hënën një vendim për ngrirjen e të ardhurave të jashtëzakonshme nga asetet e ngrira të Rusisë, duke i hapur rrugën përdorimit të tyre në të ardhmen për të rindërtuar Ukrainën.

“Është vjedhje: po uzurponi diçka që nuk ju takon”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova për radion Sputnik.

Zakharova vuri në dukje se përgjigja e Moskës do të jetë jashtëzakonisht e ashpër pasi Moska beson se në thelb po merret me hajdutë.

“Duke qenë se vendi ynë e ka karakterizuar si vjedhje, qëndrimi ynë do të jetë ai (i përshtatshëm) ndaj hajdutëve”, theksoi Zakharova. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *