Një tjetër thirrje e kryeministrit Edi Rama për opozitën jashtë Parlamentit. Edhe këtë herë, ai kërkon që PD-LSI të bëhen pjesë e mbledhjes së Këshillit Politik.

“Miqtë opojashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën! Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë. Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur, se nuk funksionon!”

Kjo është thirrja e dytë e kreut të qeverisë për këtë të mërkurë për opozitarët. Ftesat e njëpasnjëshme të Ramës vijnë pas marrëveshjes së firmosur një ditë më parë me opozitën brenda Parlamentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *