Zëvendëskryeministri Erjon Braçe ju përgjigj shumë ashpër LSI për akuzat e këtij të fundit për vjedhje votash.
Pavarësisht se nuk përmend asnjë emër në statusin e tij në “Facebook”, duket qartazi që zv/ kryeministri i referohet forcës së dytë më të rëndësishme të opozitës, LSI, në mënyrë të veçantë duke e akuzuar për blerjen e votave.
“MOS E HAP OR PIS! Prej dy ditësh dëgjoj të ulërasë me të madhe një pis;
FLET PËR VJEDHJEN E VOTAVE NË ZGJEDHJE PREJ PARTISË SOCIALISTE! E di si është kur hap gojën ky? Si të hapësh këtë kapakun këtu! Shikoni, unë kam që nga 1992-shi në zgjedhje, si vëzhgues, komisioner, gazetar, politikan i ri, kandidat për deputet, deputet, drejtues politik; I kam parë të gjitha! Po të gjitha! (këtë pis deri në 1998-99, se kam parë kurrkund, më pas e kam të dëgjuar si emër-më ngjante pseudonim, pastaj dëgjova për të se ishte një hajdut i vogël, pastaj gjeti partinë tamam për të, fill pas saj e në vijim u bë një hajdut i madh).”
Braçe shtoi se në sa vite ka në politikë, nuk e ka patur problem të dëgjojë njerëzit. Por të vetmin problem kishte të mbronte votën nga vjedhja.
Ai tregoi bëmat e një zyrtari të kësaj partie, që ka blerë votat në disa zgjedhje.
“Në kaq vite, kurrë nuk e pata problem të diskutoj, përballem, të dëgjoj e t’më dëgjojnë njerëzit, ata që votojnë; I vetmi problem ishte mbrojtja e votës nga vjedhja, nga blerja me lekë në dorë, nga këmbimi me lopë, dele, miell, listat e borxheve në dyqane! Në 2013, bëra tre takime publike në një fshat, shumë njerëz, diskutime gjatë; tek i katërti isha të premte para zgjedhjeve dhe besova se do fitonim aty. Pas meje, jo në fshat por në dyqanin e vetëm shfaqet Pisi, me çantë me para në dorë bleu borxhin e fshatit me listë, mori listen dhe e ktheu në vota; UNË DOLA I DYTI, AI I PARI, PARTIA NË PUSHTET THUAJSE U SHUA! Në 2017, për ditë të tëra, paradite e pasdite takonim njerëz plot, të interesuar për të nxjerrë nga harresa një zonë të administruar, përçarë e lënë rrugës prej Pisit; NË DARKË RUANIM NJË MITSUBISHI TË ERRËT BRENDA SË CILËS NJË DREJTOR BURGU MBUSHTE ZARFAT ME LEKË! Të premten e fundit para ditës së zgjedhjeve-është dita e tyre e shenjtë, jetike në një fushatë ku nuk bëjnë takime publike, e ndoqëm në një rrugë fshati, nxitoi të ikte, s’ja doli, hodhi thesin e zi me lekë në kanalin e madh 3m të thellë e mbushur me ujë dhe iku;





