Subscribe

Pamjet e kamerave te sigurise zbuluan një nga aksidentet më spektakolarë në rrugën transballkanike në Vlorë. 12 makina u përfshinë në përplasje me njëra tjetrën mbrëmjen e të mërkurës, fatmirësisht pa shkaktuar viktima.

 

Kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin kur një automjet që lëvizte me shpejtësi të lartë, mori para makinat e parkuara.

 

Në video dëgjohet edhe momenti i fortë i frenimit që gjithsesi nuk mundi të ndalte dot përplasjen.

 

Aksidenti ndodhi rreth orës 22: 53, kur makina tip benz e drejtuar nga Kreshnik Lilaj, drejtor i agjencisë rajonale të mjedisit, humbi kontrollonin duke u përplasur me mjetet anash rrugës.

 

Sipas policisë shoferi ishte në gjendje të dehur dhe për pasojë humbi kontrollin e makinës.

 

Nga aksidenti mbeti i plagosur protagonisti i aksidentit Kreshnik Lilaj, i cili u dërguar në spitalin Rajonal të Vlorës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *