Subscribe

Qe kur kane ndërtuar shtëpinë ne zonën e Saukut, familja Lulja ka vendosur te përdore drutë per ngrohje. Drutë per zjarrin i sigurojnë ne pikat e shitjes kryesisht ne fund te verës. Kjo është nje nga dhjetëra familje ne periferi te Tiranës qe ka zgjedhur ngrohjen me dru zjarri, nje nga alternativat me ekonomike krahasuar me energjinë dhe gazin. Ndryshe nga familjet ne fshat qe drutë i presin vete ne pyll, ne Tirane dhe zonat e tjera urbane lënda drusore blihet ne pikat e shitjes. Nje metër kub dru kushton 25 mije leke te vjetra dhe për te kaluar dimrin një familje djeg 7 deri 10 metër kub lende drusore. Por me vendosjen e moratoriumit a do te lejohet prerja ne pyll per lende drusore? Specialiste te Ministrisë se Mjedisit shpjegojnë se moratoriumi nuk penalizon ngrohjen me dru zjarri. Me miratimin e ligjit, i gjithë fondi pyjor do ti’ kaloje pushtetit vendor. Administrimi dhe kontrolli per prerjet e pyjeve do te do te jete përgjegjësi direkte e bashkive. Krahas kësaj, pushteti vendor do te monitoroje dhe ndikoje ne çmimin e shitjes se lendes drusore. Aktualisht fondi pyjor është i ndare ne tre pronësi, 48% shtetëror, 50 % komunal dhe 2 % pyje privat. Ndërkohe qe prerjet ilegale dhe djegiet e qëllimshme jane ne nivele alarmante. Sipas Ministrisë se Mjedisit ne vitet 2007- 2013 janë prere e djegur 216 mije hektarë pyje ose 17% e fondit pyjor te vendit. Per dekadën e fundit janë evidentuar rreth 2.5 milion metër kub dru e prere ne mënyre ilegale çdo vit. Ligji i ri i pyjeve dhe moratoriumi nuk do te ndaloje shqiptaret te ngrohen me dru, por mbetet për t’u pare se sa do te zbatohet ligji nga pushteti vendor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *