Subscribe

Shefja e diplomacies së jashtme e BE, Federica Mogherini është shprehur besimplotë se ka shanse reale që Shqiperia të hapë negociatat në muajin qershor.

Gjatë daljes para mediave në krah të Ramës, ajo vlerësoi arritjet e muajvë të fundit nga ana e qeverisë në kuadër të reformave integruese.

Mes të tjerash Mogherini konfirmoi ecurine positive të reformës në drejtësi dhe luftës ndaj kultivimit të kanabisit.

 

 

Shqipëria i ka konsoliduar reformat e saj integruese që nga dhënia e rekomandimit vitin e kaluar. Reforma në drejtësi është një sukses domethenes. Ju keni arritur të keni një reforme ne drejtësi që do të ishte shembull edhe për vende te BE. Nuk ka qënë aspak e lehte por rezultatet janë të prekshme dhe përcaktimi I anëtareve të komisionit të vettingut janë vërtet për tu përshëndetur. Shqiptarët janë krenar për këtë reforme dhe shumica e qytetetareve e mbështesin.

Së dyti, mund të evidentoj edhe punën e mirë për uljen drastke të kultivimit të kanabisit. Edhe ndihma e Italisë në këtë drejtim ka qënë shumë e rëndësishme.

Janë ndërmarrë një sërë operacionesh të mëdha që kanë ndihmuar në shpërbërjen e grupeve kriminale.

Nisur nga ky angazhim I Shqipërisë, edhe për ne kjo gjë është një inkurajim që të mbështesim proceset integruese të Shqipërisë. Është përgjegjësia jonë që të njohim arritjet që janë bërë në Shqiperi. Kjo do të reflektohet tek raporti I komisionit europian në fund të muajit.

Celja e negociatave në qershor është një objektiv I realizueshëm por nuk është e lehte pasi ka disa shtete anetare skeptike.

Është detyre edhe e jona si komision që ti njohim këto shtete me rezultatet konkrete që ka arritur Shqiperisë.

Per mua do te ishte zhgenjim I madh nese ky vendim nuk do te merrej tani por pas disa muajsh. Kryeministri Rama e ka bere punen e tij, tani I takon komisionit dhe shteteve anetare qe ta vleresojne.

Ju siguroj qe do te keni mbeshtetjen e vazhdueshme timen per anetaresimin e Shqiperise ne BE. Jam e lumtur qe Diten e Europes do ta nis ne date 9 maj nga Shqiperia.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *