Dalin të tjera detaje mbi mënyrën sesi u infektua me Covid-19, mjeku nga Puka, Hysni Shkjau, që për fat të keq humbi jetën në spital.

Mësohet se 69 vjecari është infektuar nga infermierja e qendres shendetesore ku ai punonte , në një kohë që vetë infermierja ishte infektuar në QSUT ku kishte shkuar të vizitohej.

 Hysni Shkjau punonte pneumolog dhe në momentin që doli në pension punonte mjek i familjes në qëndrën shëndetesore të Pukës.

 Nga informacionet e siguara nga Vizion Plus, behet me dije se mjeku në fjalë ka punuar deri ne momentin e fundit që ka patur probleme shendetësore dhe shenja klinike të Covid 19, ndonëse nuk kishte bërë tampon.

Spitali i Pukës por edhe qendra shendetesore në këtë qytet ka qënë vatër e infektimeve në javët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *