Kolegji i Posaçëm i Apelit (KPA) shkarkoi nga detyra ditën e sotme kreun e Këshillit të Lartë të prokurorisë, Alfred Balla, si dhe e ka përjashtuar me 15 vite nga sistemi drejtësisë.
I kontaktuar nga gazetarja e Vizion Plus, Blerina Cene, ish-kreu i KLP Afred Balla, tha se do ta apelojë vendimin në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Lexo edhe :
Related Posts
Trupa gjykuese pranoi ankimin e Komisionerit Publik duke thënë se Alfred Balla ishte subjekt rivlerësimi, por hoqi dorë nga detyra me vullnet të lirë, duke mos iu nënshtruar kështu procesit të vettingut.
“Trupi gjykues e gjen të drejtë ankimin e Komisionerit publik duke konkluduar se vendimi i KPK-së është i pabazuar në fakte e ligj dhe si I tillë duhet ndryshuar. Trupi gjykues me shumicë votash vendos ndryshimin e vendimit nr 675 të KPK-së si më poshtë: Ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për Alfred Ballën. Subjekti i vlerësimit nuk mund të emërohet gjyqtar apo prokuror i çdo niveli, anëtar i KLP-së apo KLGj-së, inspektor i lartë i drejtësisë apo prokuror i përgjithshëm për një periudhë 15 vjeçare”, thuhet në njoftim.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama kryesuese, Albana Shtylla relatore, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë./vizionplus.tv