Subscribe

Najada Çomo është e dorëhequra e radhës nga mandati i deputetit. Pak javë para se të betohej në parlament, shefja e Spitalit Infektiv të Tiranës lë mandatin e saj. Si arsye të braktisjes së karriges së deputetit, kryeministri Edi Rama komunikoi nevojën që Najada Çomo ndjen për t’i shërbyer pacientëve, të shtuar në numër, të infektuar me variantet e reja të Covid-19.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Jam sinqerisht i prekur nga komunikimi me doktoreshë Najada Çomon, e cila u bë simbol i rezistencës së mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë. Ajo më kërkoi para pak kohe të pranoja tërheqjen e saj nga roli i ri i deputetes së sapozgjedhur të Kuvendit të  Shqipërisë, duke e ndierë shumë të fortë detyrimin për të mos u ndarë na ekipi i saj fantastik, pikërisht në momentin kur varianti Delta i virusit nisi të mbushë shtretërit e pavijonit të terapisë intensive.

 

Najada Como ishte pjesë e listës së deputeteve fitues të Partisë Socialiste të qarkut Tiranë. Mjekja që ka drejtuar gjatë pandemisë spitalin Infektiv dhe të gjithë betejen e personelit shendetesor me këtë virus, do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë, duke hequr dorë nga angazhimi parlamentar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *