Subscribe

Mjeket specializante ne qendrën spitalore universitare “Nene Tereza”, ne kryeqytet protestuan kete te hene, per te treguar mbështetjen ndaj koleges se tyre ne QSUT qe u dhunua pak dite me pare.

 

Bluzat e bardha paralajmëruan se protesta do te vijoje edhe diten e marte.

 

Nderkohe ministrja e shendetesise Ogerta Manastirliu ne nje status ne rrjetin social facebook ka reaguar ashpër ndaj gjykatës se shkalles se pare, e cila rrezoi masen e kërkuar nga prokuroria per rastin e mjekut qe u dhunua ne spitalin infektiv.

 

Sipas ministres ata qe dhunojnë bluzat e bardha meritojnë vetem burgun, ndërkaq shprehu edhe mbeshtetjen e saj per protestën e mjekeve. Rastet e dhunimit te mjekeve per vitin 2019 kane qene mjaft te shpeshta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *