Subscribe

Zhuljeta Mixha ose Giulia është një nënë 61-vjeçare me origjinë nga Gjirokastra, e cila prej 33 vitesh jeton në Itali.

Ajo që e veçon Zhuljetën është rinia dhe bukuria që pasyrohet në fytyrën e saj. Falë gjenetikës ajo është bekuar nga natyra dhe ka trupin që çdo vazjë do e kishte zili. Për këto e më shumë Zhuljeta foli sot në emisionin “Vizioni i Pasdites” me moderatore Brikena Priftin.

Zhuljeta tha se ka marrë pjesë në pesë konkurse bukurie në Itali dhe se te të gjithë ka fituar çmime. Një ndër to është edhe çmimi “Miss Mama Italia”.

Zhuljeta tha se bukurinë e ka trashëguar nga prindërit e saj, ndërsa theksoi se deri më sot nuk ka bërë asnjë ndërhyrje gjenetike.61-vjeçarja tha se nuk ka bërë kurrë dieta, por që është kujdesur per trupin e saj dhe me e rendësishmja sipas saj është pizitiviteti.  Ajo pranoi se ashtu sikur se gjithë njerëzit edhe ajo  ka frikë nga plakja.

Zhuljeta Mixha: Unë vij shumë shpesh në Shqipëri. Jam shqiptare. Kame jetuar më shumë në Itali se sa në Shqipëri. I jam dedikuar më shumë Italisë, sepse jeta më ka çuar atje. Është më tepër gjenetike, por edhe kujdes duhet ti japësh vetes.Nuk kam bërë kurrë dieta, është gjenetike. Karakterin e kam nga babai, fizikun nga të dy edhe nga mami edhe dhe babai. Babi im është 91 vjeç nuk është i thinjur. As une nuk kam thinja. Është e rëndësishme të jesh pozitiv në jetë. Negativiteti të sjell vetëm negativitet kam pasur probleme por i kam kaluar me pozitivitet. Tani për tani nuk kam bërë ndërhyrje. Në një konkurs që mora mjesë u shpalla Miss Natyra sepse isha natyrale ndërmjet gjithë atyre grave. Kam marrë pjesë në pesë kokurse dhe në të gjitha ato që kam shkuar kam marrë çmime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *