Miranda Kerr do të shfaqet në kopertinën e muajit Dhjetor të Elle Canada. Aty ajo flet edhe për fundin e martesës së saj 3 vjecare.

Edhe pse ajo është e fejuar me njërin prej krijueseve të Snapchat, Evan Spiegel, Kerr nuk ka qenë gjithmonë në një situatë kaq të lumtur vitet e fundit.

Ajo ka zbuluar se pas ndarjes kaloi në depresion, dhe duke qenë se gjithnjë ka qenë një person shumë pozitiv, Miranda nuk kishte arritur kurrë ta kuptonte sa e thellë ishte ajo ndjenjë deri sa e provoi dhe vet.

Por ajo çfarë e ndihmoi të kalonte këtë fazë të vështirë të jetës së saj ishte një meditim i gjatë dhe kuptimi i faktit që çdo mendim që ke ndikon realitetin ku jeton.

Pavarësisht dhimbjes që mund të ketë përjetuar Miranda Kerr, e rëndësishme është që ajo tani ndihet mirë me gjithçka, ka një marrëdhënie të shëndetshme jo vetëm me të fejuarin, por edhe me vogëlushin e saj Flynn Christopher Bloom, për të cilin ndan kujdestarinë me ish bashkëshortin Orlando.

Miranda Kerr

miranda-kerr and evan-spiegel-Flynn Christopher Bloom

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *