Test i mire per Italinë e teknikut Ventura. Ne Alianc Riviera te Nises te ashtuquajturit axurri binden me lojën e tyre duke shpartalluar Uruguain me rezultatin 3-0. Italianet e nisen ne mënyrën me te mire takimin kur qe ne minutën e 7 kaluan ne avantazh fale autogolit te Gimenez. Dyfishimi i shifrave do te vinte vetëm ne minutën e 83 kur Eder mposhti portierin kundërshtar. Per te vulosur rezultatin përfundimtar mendoi De Rosi i cili nga pika e bardhe shënoi golin e trete ne minutën e 92 te takimit. Rezultati me surprize erdhi nga stadiumi Nuevo Condomina i Murcia ku Spanja nuk shkoi me shume se barazimi 2-2 me Kolumbinë. U duk nje ndeshje e lehte per iberiket kur ne minutën e 22 kaluan ne avantazh me David Silva. Gjithsesi amerikano latinet  pavarësisht golit te pësuar arritën te organizoheshin duke vene ne vështirësi spanjollet. Dhe ne minutën e 39 ishte Cardona i cili ktheu gjithçka ne baraspeshe. Ne minutën e 55 te takimit Radamel El Tigre Falcao kaloi per here te pare ne avantazh skuadrën e tij duke shokuar Spanjën. Heroi per skuadrën e Lopetegui ishte Morata i cili tre minuta nga fundi shpëtoi Spanjen nga nje humbje e papritur dhe shokuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *