Subscribe

Grerëza e gështenjës prej vitesh ka shkaktuar deme të mëdha në masivet e geshtenjes, ku zona e Malësisë së Madhe ka qënë ndër më të prekurat.

 

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca inspektoi hedhjen e insektit që lufton sëmundjen ndërsa vuri theksin tek rendesia që ka kultivimi i gështenjës në ekonomine e zonës.

 

“Kjo metodë e certifikuar nga BE siguron ruajtjen dhe mirëmbajtjen pa pasur nevojën e përdorimit të kimikateve duke garantuar cilësinë e këtij produkti shumë të kërkuar në tregun vendas dhe ndërkombëtar.uam të forcojmë sektorin e gështenjës, sepse është një produkt i rëndësishëm edhe për eksportet bujqësore që ne kemi, pasi 25 % e prodhimit të gështenjës në rang vendi shkon drejtë vendeve të Europës si eksport bujqësor”.

 

Efektet ne luften ndaj semundjes kane nisur pasi kete viti prodhimi është rritur.

 

“Ne prodhojmë diku 5-6 mijë tonë gështenja në vit dhe janë rreth 2500 hektarë të shpërndara në të gjithë Shqipërinë. Në zonën e Malësisë së Madhe , në Reç, Gruemirë, në Shalë të Shkodrës, në masivin e madh të Tropojës, ne duam që ato familje bujqësore, të cilat jetojnë përmes gështenjës, të kenë mundësinë të jetojnë me dinjitet, tha ministrja.

 

Mirëmbajtja dhe ruajtja e gështenjës u bë e mundur përmes një insekti të krijuar në kushte laboratorike në laboratorë të certifikuar europianë, i cili përjashton përdorimin e pesticideve.

 

Kjo është një nga mënyrat më efikase për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e gështenjës, që aplikon sot çdo vend i BE.Eksportet e gështenjave rriten çdo vit duke gjeneruar të ardhura ne ekonomite e qindra familjeve.

 

Gështenjat e vendit tonë dhe mjalti që prodhohet prej tyre njihen për vlerat e rralla kurative dhe kërkesat e larta për treg brenda e jashtë vendit, duke e kthyer gështenjën në një ekonomi shtesë për të ardhurat e familjeve që merren me këtë aktivitet në zonat më veriore të vendit.

 

Eksportet e gështenjave “Made in Albania” rriten çdo vit duke gjeneruar miliona euro të ardhura në ekonominë e vendit. Pjesa më e madhe e prodhimit eksportohet në Itali, ku dhe përpunohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *