Ministria e Shëndetësisë raportoi këtë të diel për 21 humbje jete dhe 819 të infektuar të rinj, të zbuluar pas testimit të 3.372 qytetarëve.

 

Pacientët që humbën jetën janë të moshave 35-84 vjeç. Në orët e fundit e fituan betejën me sëmundjen 838 qytetarë.

 

Kurse në spitalet COVID po trajtohen 647 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *