Shifrat e të infektuarve dhe të viktimave gjatë 24 orëve të fundit vijojnë të mbeten të larta. Këtë të diel, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 11 humbje jete, të moshave 36-80 vjeç.

 

Tri viktima i përkasin Tiranës, dy Kurbinit, ndërsa të tjerët janë nga Bulqiza, Elbasani, Durrësi, Berati, Fieri dhe Lushnja.

 

Epidemiologët kanë kryer 3.144 testime, që kanë zbuluar 876 raste të reja, pjesa më e madhe në Tiranë.

 

Në orët e fundit e kanë fituar betejën me COVID-19 497 qytetarë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 343 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *