Milan është mposhtur në shtpëi nga Lazio me rezultatin 1 me 2. Një rezultat zhgënjyes për kuqezinjtë të cilët edhe njëherë treguan probleme në mbrojtje.

 

Në minutën e 26’ Immobile kaloi në avantazh Lazion duke I shpëtuar mbulimit të Duarte. Por kuqezinjtë u rikthyen shpëjt në lojë, duke hapur edhe njëherë kartat me Piatek, I cili u shërbye saktë nga Theo Hernandez.

 

Me fillimin e të dytës, Pioli largoi brazilianin Paqueta dhe hodhi në fushë Leao. Një zëvendësim ky që rezultoi I gabuar pasi Leao nuk bëri gjë tjetër veçse shërbeu kundërshtarët.

 

Dhe kur shënonte minuta e 83, Correa ndëshkoi kuqezinjtë përmes një kundërsulmi duke vulosur kështu dhe shifrat e takimit. Një humbje zhgënjyese për Milanin, I cili e sheh veten gjithnjë e më larg zonës Champions por nga ana tjeter dhe nje paralajmerim per Piolin, i cili ne vetem kater ndeshje ka koleksionuar, nje fitre, nje barazim dhe dy humbje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *