Kreu i qeverisë, i cili ndodhej në Turqi për një vizitë zyrtare, ka ndarë në Facebook një fotoalbum me moment nga dita e djeshme.

“Mirmëngjesi, dhe me fotoalbumin e mikpritjes vëllazërore në Ankara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.

Midis dy vendeve u nënshkruan disa marrëveshje. Marrëveshje janë firmosur mes televizoneve publike të dy vendeve dhe gjithashtu nga disa ministri, si Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Turizmit.

Nga ana tjetër, presidenti Erdogan tha se Turqia do të vijojë investimet në Shqipëri dhe do të mbështesë projektet për zhvillimin e vendit.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *