Subscribe

Presidenti Meta zgjidhi t’i urojë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve.

I shoqeruar nga drejtuesit e komuniteteve te tjera fetare në vend, Meta vuri në dukje harmoninë fetare duke nënvizuar se ajo është një shembull që duhet ndjekur edhe nga klasa politike.


“Uroj që edhe politika të mësojë dhe të marrë këtë shembull, të frymës së bashkëpunimi, mirëkuptimi për interesat e qytetarëve. Jam i sigurt që populli do udhëhiqet nga kjo harmoni që bëjnë këta udhëheqës, për të edukuar të rinjtë me vlerat më të mira njerëzore. Një ditë e rëndësishme sot për t’u angazhuar së bashku për atë qëllim objektiv madhor që ka populli ynë për të realizuar bashkimin drejt drejtë BE-së. Që tërheqim këtë pengesë sa më shpejt që mos ikin më të rinjtë, por të kthehet kush ka ikur. Ashtu siç shprehu besimin e tij Papa Françesku që shqiponjat do të kthehen në folenë e tyre”, tha Meta.

Më herët, Kryeministri Edi Rama përmes një postim në rrjetet sociale ka uruar besimtarët për festen e Kurban Bajramit. Edhe lideri i opozitës, Lulzim Basha në mesazhin e tij u shpreh se kjo festë është dita e përkujtimit të sakrificës dhe dashurisë ndaj Zotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *