Presidenti Ilir Meta ka lënë pas krahëve politikën këtë të enjte dhe ka nisur eksplorimin e Shqipërisë. Ai ka postuar në “Facebook” disa momente nga udhëtimi në Çorovodë.

Kreu i shtetit është ulur në lokal me njerëzit e thjeshtë dhe ngre dolli për këngëtarin Demir Zyko.

“Sot tek “Verori” në Çorovodë, një shëndet për përjetësinë e këngëtarit legjendar të maleve tona, Demir Zyko.”

Në një tjetër postim, ai tregon për takimin me poetin Xhevahir Spahiu, të cilit i ka dhuruar edhe një buqetë me lule.

“Shumë i lumtur të takohem me poetin tonë të madh Xhevahir Spahiu, sidomos në Skrapar, ku ndodhet Mali i shenjtë i Tomorrit që aq shumë e ka frymëzuar për veprat e tij të jashtëzakonshme. 🇦🇱”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *