Presidenti Meta përshëndeti mbështetjen financiare të bërë publike nga kryeministri Rama.

Në një mesazh në rrjetin social, Meta ftoi qeverinë të përcaktojë sa më parë kriteret e ndihmës për biznesin dhe familjet më në nevojë.

Sa i përket trajtimit financiar, Meta pranoi përgjysmimin e pagës, ndërsa theksoi se jo vetëm paga e tij, por do të ketë shkurtim dhe të fondit buxhetor të institucionit të presidentit.

Ndër të tjera numri një i shtetit inkurajoi gjithashtu konsultimin me grupet e interesit për të bërë transparente detajimin e fondeve për luftën kundër koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *