Presidenti Ilir Meta ka përsëritur qëndrimin e tij se shembja e Teatrit Kombëtar është një akt barbar dhe i paamnistueshëm.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit i ka shprehur mirënjohjen të gjithë specialistëve dhe ekspërtëve që treguan se shembja e Teatrit ishte shkombëtarizues, ndërsa veçoi një nga shkrimet e akademikut Emin Riza.

“U jam shumë mirënjohës të gjithë specialistëve dhe ekspertëve, si Akademiku Emin Riza, të cilët me profesionalizëm, përkushtim por veçanërisht me dashurinë e pasionin e tyre për kulturën tonë kombëtare dhe trashëgiminë e pazëvendësueshme vazhdojnë të provojnë çdo ditë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është një akt barbar dhe i programuar shkombëtarizues! Prandaj është i paamnistueshëm përgjithmonë”, shkruan Meta. 

Meta tha të hënën se do të mbështesë një hetim ndërkombëtar për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, të cilën e konsideroi antikushtetues, të paligjshëm dhe antieuropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *