Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Meta nuk ndalet: KLGJ zvarrit Gjykatën e Lartë, Euralius cënoi Presidentin e Kushtetutën

3 Korrik 14:40

Në vijim të sulmeve lidhur me reformen në drejtësi dhe mbarëvajtjen e saj, Ilir Meta i ka dërguar këtë të merkure një letër kryetares së Këshillit të larte Gjyqësor, dhe per dijeni te gjithe ambasadoreve të huaj ne vend.

Ne leter, Ilir Meta kerkon informacione shteruese nga KLGJ se pse nuk jane plotesuar vakancat ne Gjykaten e Larte, gjyqtaret e se ciles emërohen nga Presidenti i Republikës, me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

 

Pra, sipas kësaj dispozite, rezulton se KLGJ-ja ka tejkaluar afatin fillestar 3-mujor të përcaktuar nga neni 174/1, shkronja “a” e ligjit nr. 96/2016, edhe me më shumë se 3-muaj të tjerë, periudhë brenda të cilës këshilli duhej të kishte miratuar të gjitha aktet e nevojshme nënligjore për të nisur procedurat e plotësimit të vakancave në Gjykatën e Lartë sipas kushtetutës dhe ligjit.Ky afat 3-mujor i përcaktuar nga ligji ka përfunduar në datën 12 mars 2019, ndërkohë që, nga ky moment kanë kaluar edhe 3 muaj e 20 ditë të tjera dhe ende Këshilli i Lartë Gjyqësor rezulton që se nuk ka përmbushur detyrimet e tij ligjore.Në këtë situatë, Presidenti i Republikës kërkon sa më parë informacion nga KLGJ-ja, se ҁfarë është bërë konkretisht deri më tani mbi këtë çështje, për të identifikuar qartësisht se cila ka qenë arsyeja e tejkalimit të afatit ligjor për hartimin e akteve nënligjore, zbatimi i të cilave do të bënte të mundur më pas nisjen e procedurave ligjore për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë.A është shkaktuar kjo shkelje e afateve ligjore për shkaqe të pavarura nga vullneti i KLGJ-së dhe cila ka qenë problematika dhe faktorët që kanë ndikuar në këtë situatë?Nëse KLGJ-ja është ndeshur me shkaqe të pavarura prej saj, që mund të vijnë nga identifikimi i problematikës në cilësinë e ligjit, Presidenti i Republikës kërkon të informohet gjithashtu me faktin nëse Këshilli ka kërkuar ose jo pranë Kuvendit të Shqipërisë apo Ministrisë së Drejtësisë ndryshime në legjislacion për përmirësimin e tij?

 

Meta, në letrën e gjatë kërkon informacion edhe mbi një dokument të “Euralius V” i cili i është paraqitur KLGJ-së për zgjidhjen e ngerçit të krijuar në këtë gjykatë që ka mbetur vetëm me 2 gjyqtarë. Këtë dokument të Euralius, Ilir Meta e kundershton pasi sipas tij, shkel hapur kompetencat e kreut te shtetit.

 

– Cenon kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës;

– Ky propozim bie ndesh në mënyrë flagrante me parashikimet e nenit 136, 179 pika 4 e 12 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë;

– Dëmton rëndë qëllimet kryesore mbi të cilat u ndërmor dhe u miratua paketa kushtetuese dhe ligjore e reformës në sistemin e drejtësisë;

– Cenon besimin e publikut tek organet e reja të sistemit të drejtësisë;

– Bën të mundur që Gjykata e Lartë të funksionojë me gjyqtarë të përkohshëm, të cilët do të ushtrojnë funksionet në gjykatën më të larë të vendit, pa kaluar më parë procesin e rivlerësimit kalimtar, duke cenuar besimin tek reforma në drejtësi e miratuar 3-vjet më parë.

Ky opinion në vetvete është një përpjekje për të ofruar një zgjidhje me mjete ekstra ligjore aspak kushtetuese e ligjore nën argumentimin e situatës emergjente. Nëpërmjet tij synohet së pari të fshihet problematika, apo mangësitë që mund të paraqesë baza ligjore ekzistuese dhe prej së cilës mund të jetë krijuar edhe kjo gjendje. Për shkak të përdorimit të këtij mekanizmi të papërshtatshëm të propozuar nga Euralius mund të bëhet i mundur promovimi përkohësisht në karrierë i gjyqtarëve, që nuk e meritojnë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe që mund të vlerësohen si të tillë nga organet e rivlerësimit kalimtar.

Posted Under:
Politike
Tagged:
EURALIUS Gjykata e Larte Kushtetute meta president Vakanca

Nga e njëjta kategori

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

më shumë...

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat dhe laraskat’ më akuzojnë se po sulmoj popullin!

më shumë...

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”, Rama për koncertin në Tiranë: U bë lajm në çdo cep të botës!

më shumë...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 19-vjeçaren...
  • “Vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi”, flet nëna e t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.