Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në Presidence, Meta tha se as nuk përkrah asnjë agjende, as të Bashë dhe as të bashkëshortes së tij Kryemadhi por interesohet që Shqipëria të mos mbetet në stanacion sic është aktualisht dhe të mos humbasë sërish rrugën drejt integrimit europian.

 

 

Unë nuk përkrah as politikën e kryeministit dhe as agjendën e Bashës apo Kryemadhit por kam qenë për ti bashkuar në një rrugë të përbashkët dhe për të mirën e Shqipërisë e cila po humbet gjithë këtë kohë dhe nuk ka bërë asnjë hap në rrugën e integrimit Evropian. Shqipëria është në një stanacion përsa i përket funksionimit të institucioneve të drejtësisë. Unë përkrah të gjithë idetë dhe qëndrimet sic mund të jenë stanacioni i disa politikanëve të cilët kuptojnë se ky proces është i minuar dhe duan të japin kontributin e tyre për të dalë nga kjo cështje. Unë shpresoj që të ketë një reflektim dhe jo pushime dhe rinisjen e alibive.

 

 

Meta këmbëngul në zhvillimin e zgjedhjeve ne 13 tetor, madje thotë se kush ka dëshirë mund të regjistrohet, as kush nuk do le të mos e bëjë një gjë të tillë.

 

 

Kush e do fushën e lojës e ka mundësin më 13 tetor. Ajo është data e vetme ligjore për zgjedhjet vendore.Unë respektoj votën e qytetareve shqiptarë por ky parlament aktual nuk me duket funksional.Unë jam i bindur që zgjedhjet e ligjshme dhe vendore janë ato të 13 tetorit. KQZ ka qenë e zënë me rezultatet e fundit dhe më pas partitë kanë të drejtë të regjistrohen, kush nuk ka dëshirë mos të regjistrohet. Opozita nuk mund të rrijë mënjanë, nuk mjaftojnë vetëm denoncimet por të qëndrojë me këmbë në tokë. Dhe të mos presim zgjedhje daneze. E them sepse në fillim të viteve 90′ një grup deputetesh ikën dhe kur u kthyen ne i pyetëm se si u bënin zgjedhjet dhe atje votohej me laps. Një nga tanët e kishte pyetur se si votohet me laps se ato mund të fshihen? Por ai i kishte thënë se jo, një gjë e tillë nuk mund të ndodhë  në Danimarkë. Qeveria duhet te garantoje zgjedhje demokratike, ajo nuk mund të mos i japë këto garanci pasi bëhet fjalë për hapjen e negociatave.

 

Ndersa sa i takon alarmit per termet apokaliptik ne Shqiperi, Meta u pergjigj:

 

 

“Sa i takon letrës që i kishte dërguar institucioneve për termetin apokaliptik që mund të godasë Shqipërinë, Meta tha se kjo leter ishte innstitucionet dhe jo për konsum mediatik.Jo e dini që ne jemi vend kufi me Greqinë që ka aktivitet të lartë sizmik, nuk jemi vend fqinjë me Zelanden e Re”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *