Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta është takuar këtë të martë me kryeministrin e Republikës së Italisë, Guiseppe Conte.

 

Në këtë takim dypalësh, kreu i shtetit  ka vlerësuar partneritetin strategjik me Italinë dhe falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit.

 

Ndër të tjera në këtë takimë është diskutuar dhe në lidhje me vendimin që pritet të merret me datë 18 për hapjen e negociatave.

 

“Ndjekim me shumë vëmendje të gjithë debatin mbi vendimin që do të merret në Samitin e 17-18 tetorit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpresojmë që qasja realiste e çeljes në parim të negociatave, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të mbështetet nga të gjitha vendet anëtare”.

 

Presidenti,ndër të tjera është shprehur se ka ende shumë mundësi për t’u përdorur në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *