Presidenti Ilir Meta sulmoi indirekt qeverinë socialiste. Përmes një postimi në “Facebook”, Meta kujtoi 45-vjetorin e nënshkrimit të Aktit Final të Helsinkit.

Sipas Metës, parimet e këtij akti janë të rëndësishme edhe sot sepse liritë themelore po kërcënohen nga qeveritë autoritare.

“Parimet e Aktit Final janë po aq të rëndësishme edhe sot, veçanërisht në kushtet kur parimet demokratike dhe liritë themelore në shumë vende të hapësirës së OSBE-së, kërcënohen nga qeverisje që shfaqin tendenca autoritare që nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve. Ky jubile i rëndësishëm, duhet të na bëjë më të ndërgjegjshëm se, liritë dhe të drejtat e njeriut nuk mund të merren si të mirëqëna e të paprekshme. Për mbrojtjen të tyre duhen përpjekje e vigjilencë e përhershme.

Meta theksoi se duke qenë se vendi ynë është në krye të OSBE, ka për detyrë të forcojë demokracinë, sundimin e ligjit e të zhvillojë zgjedhje të lira.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *