Subscribe

Presidenti i Republikes Ilir Meta eshte poziconuar kunder ndryshimit te ligjit themeltar per te vendosur nje mekanizem zhbllokimi per betimin e anetareve te Gjykates Kushtetuese.

Edhe pse me publikimin e opinionit perfundimtar te Venecias mazhoranca paralajmeroi nderhyrje ne Kushtetute per te parandaluar perseritjen e rastit te Arta Vorpsit, kryetari i shtetit thekson se do te pranonte vetem nje ndryshim ne ligjin themeltar.

Meta ka analizuar opinionin perfundimtar te Venecias i cili i jep te drejte kreut te shtetit ne perzgjedhjen e Marsida Xhaferllarit.

Nderkaq presidenti ka cituar paragrafet e opinionit qe mbeshtesin kritikat e tij ndaj kryetarit te Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi, Ardian Dvorani.

Nje dite pas publikimit te opinionit te Venecias mazhoranca deklaroi se eshte e vendosur per te nderhyre ne Kushtetute ne menyre qe te vendose nje mekanizem zhbllokimi per te gjitha rastet kur Presidenti i Republikes Ilir Meta refuzon te zhvilloje ceremonine e betimit te anetarit te Gjykates Kushtetuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *