Presidenti Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në Kuvend ligjin për ndryshimin e buxhetit. Kreu i shtetit argumenton se ndryshimet e bëra cenojnë parimet kushtetuese të ndarjes dhe balancimit të pushtetit dhe rrezikojnë qëndrueshmërinë financiare të vendit.

 

Sipas Metës, qeveria duhet të argumentojë nevojën dhe urgjencën që e detyruan të nxjerrë aktin normativ.

 

Për Presidentin, ndryshimet përbëjnë një rrezik të lartë të rritjes së vazhdueshme të borxhit publik.

 

Sipas tij, akti normativ, nuk garanton realizimin e objektivit të politikës fiskale për një rikthim të raportit të borxhit ndaj prodhimit të brendshëm burto poshtë nivelit 45%, por përkundrazi do ta thellojë atë. Presidenti, thekson se fondi i vaksinimit anti-covid, reflekton një papërgjegjshmëri të qeverisë jo vetëm në mosmbështetjen e familjeve në nevojë, por dhe në mosakordimin e asnjë fondi në mbështetje të biznesit që po përballet me pasojat e pandemisë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *