E premte, 30 Tetor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Meta kritikon planin e Integrimit: Prioritet, plotësimi i 15 kushteve të BE

Presidenti Meta ka publikuar vërejtjet e tij për plan-veprimin e qeverisë për integrimin.

Kreu i shtetit ka theksuar se plani nuk është korrekt pasi sipas tij duhet t’i qëndrojë plotësisht besnik 15 kushteve, siç janë përcaktuar nga bashkimi europian.

Reklamë

Meta ka evidentuar edhe një herë kërkesat  e brukselit: miratimin e reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e osbe/odihr, zbatimin e reformës në drejtësi, përfshirë sigurimin e funksionimit të gjykatës kushtetuese e asaj të lartë,  ndërtimi i strukturave të specializuara që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar etj.

Presidenti Meta e quan të pakuptueshme dhe të pajustifikueshme ngutjen për ta prezantuar këtë projekt-plan si një “dokument të konsoliduar gjithëpërfshirës” gjatë mbledhjes së 9 qershorit, ndërkohë që asnjë nga institucionet jashtë ekzekutivit nuk ishin njohur më parë me të.

Vazhdo të lexosh

Reklamë