Presidenti i republikes Ilir Meta ka percjelle nje mesazh kunder tiranise ne Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Nazizmit dhe Stalinizmit.

Ai ka sjelle ne vemendje dy vepra; “Arturo Ui” te Bertolt Brecht dhe “Ferma e Kafshëve” te George Orwell, per te ilustruar apelin e tij ne mbrojtje te demokracise.

“Dy kryeveprat botërore na mësojnë se kur shoqëria është neglizhente në mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë, përherë do të shfaqet një gangster ambicioz si Arturo Ui, që ngjitet në pushtet, duke shantazhuar kundërshtarët e asgjesuar opozitën, pasi merr nën kontroll gjykatat dhe i mbyll gojën shtypit”, shkruan presidenti.

Edhe lideri i opozites, Lulzim Basha ka reguar ne diten e kujteses. Mesazhi i kreut te PD eshte drejtuar kunder kryeministrit Rama.

“Projekti ogurzi i kthimit pas në epokën e pushtetit absolut, i kontrollit të gjithçkaje në vend nga një grusht pushtetarësh të lidhur me oligarkët e kriminelët, do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët”, shprehet Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *