Pak minuta pas betimit në Uashington, Presidenti i Republikës Ilir Meta uroi Joe Biden për detyrën e re si Presidenti i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kreu i shtetit shpreh bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen më tej.

“Shqipëria do vijojë të mbështetet në partneritetin strategjik me SHBA, si garanci jetike” – nënvizon presidenti në rrjetet sociale.

Një mesazh urimi u bë edhe nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. “Sytë e gjithë botës janë tek ju” shkruan ministrja në statusin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *