Presidenti Meta dekretoi aktin normative të marrë nga qeveria për dhurimin e apartamenteve në favor të familjeve që patën viktima nga tërmeti i fortë I 26 nëntorit.
Vendimi i Këshillit të Ministrave ishte marrë në datën 30 nentor.
Kryeministri Rama pak ditë pas tërmetit deklaroi se familjet që humben njerez të tyre të dashur në tërmetin e 26 nentorit do të përfitonin apartamente falas dhe kjo duhet të ndodhte sa më shpejt të ishte e mundur.
Për këtë gjë, Rama nxorri edhe një akt normative.
Në fakt një pjesë e familjeve me viktima nga tërmeti në Durrës dhe Thumanë, kanë ndërmarre ndërkohe çelësat e shtëpive të reja.