Ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.

 

Në një mesazh në “Facebook”, Topalli shkruan se Nishani ka një histori të veçantë njerëzore dhe politike, ndërsa kujton edhe një takim me të shumë vite më parë.

 

“Lamtumire President Nishani!
Bujar Nishani ka nje histori te vecante njerezore dhe politike. Pak njerez ne politike kane patur aq poste te rendesishme dhe te kene dalur nga to me respekt e dinjitet.
Edhe ne jeten personale ka kaluar sfida jo te vogla duke u perballur me jeten.
Kujtoj ,shume vite me pare, kur u takuam para se te bente nje operacion te veshtire. Askush nuk e dinte si do shkonte. Operacioni ishte teper delikat, por ai edhe ne ate situate fliste me qetesi dhe vetekontroll.
Shpresova se do ia dilte edhe kesaj here.
Me pikellim te madh shpreh ngushellimet me te thella per Odeten, femijet e familjen e tij me te gjere,per miqte dhe bashkepunetoret e tij!
Bujar Nishani i ka bere nder familjes, vendit dhe Partise Demokratike!
Pushofsh ne paqe mik”, shkruan Topalli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *