Teza e provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë ka sjellë debate të shumta ditët e fundit. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, përmes një video-mesazhi ka reaguar duke i siguruar maturantët dhe prindërt e tyre se do të zgjidhet çdo shqetësim.

Ajo i konsideroi reagimet “një stër-politizim të skajshëm dhe të tmerrshëm”, ndërsa shtoi se shpërqendroi nxënësit nga puna për t’u përgatitur për provimet e radhës.

“Ju drejtohem sot sepse besoj se jeni shqetësuar nga një debat i çuditshëm. Një stërpolitizim i skajshëm, i cili shpërqëndroi nxënësit nga puna për provimet e radhës por edhe keqinformoi një debat që mund të ishte i dobishëm kombëtar për mënyrën si po zhvillohet sistemi i arsimit universitar. QSHA ka adresuar të gjitha shqetësimet për mënyrën se si është zhvilluar matura dhe si do të zhvillohen javën tjetër. Kjo është një çështje teknike që e organizojnë ekspertët e fushës dhe më pak ne që jemi persona politikë. Provimet Kombëtare nuk penalizojnë nxënësit. Kjo është e rëndësishme të përmendet. Është i dizajnuar që të masë njohuritë e nxënësve. Testi Piza që është standarti i vlerësimeve e bën këtë. Të gjitha vendet e tjera kanë shkuar drejt kësaj. Të masin kompetencat që nxënësit duhet të kenë. Pyetjet, dëgjova disa të rinjtë thoshin që kishin pyetje logjike, por kështu duhet të jetë. E mësojmë për ta përdorur drejt.”

Ajo u shpreh se mes disa maturantëve që ishin mbledhur për të protestuar para Ministrisë së Arsimit kishte edhe studentë që ishin pjesë e forumeve rinore të partive opozitare.

“Provimet kombëtare kanë filluar të masin kompetencat. Një debat që duhet të ndodhë, jo nga politika por ekspertët, për mënyra sesi po u mësohet gjuha shqipe në shkolla. Duhet të ndodhë nga ata që kanë mësuar letërsinë. Në fund, thashë disa të rinj kur iu referova protestuesëve sepse nuk e di kush po proteston, mesa pashë kishte studentë që ishin pjesë e partive opozitare dhe disa që ishin në universitet. Pashë që kishte dalë edhe një burrë. Jam e bindur që maturantët nuk identifikohen me këta persona. Ju uroj suksese nesër dhe për provimin e të enjtes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *