Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbrëmjen e së mërkurës.
Siç thuhet në deklaratën e qeverisë italiane, “biseda ishte një mundësi për të konfirmuar aleancën solide, bashkëpunimin strategjik dhe miqësinë historike dhe të thellë që kanë lidhur gjithmonë Romën dhe Uashingtonin”.
“Gjatë bisedës telefonike, Georgia Meloni dhe Presidenti i zgjedhur Donald Trump shprehën gatishmërinë e tyre për të punuar në koordinim të ngushtë në të gjitha çështjet kryesore ndërkombëtare, duke filluar me krizën në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, me synim promovimin e sigurisë dhe stabilitetit, dhe në kontekstin e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian. Së fundi, ata nënvizuan se dëshirojnë të vazhdojnë të ndjekin një kurs të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tashmë të shkëlqyera dypalëshe, të cilat bazohen në vlerat dhe parimet e përbashkëta, dhe ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të ngushtë ”, thuhet në deklaratën e qeverisë italiane./vizionplus.tv





