Subscribe

Pas disa orësh diskutime, mbledhja e Këshilli Politik, këtë herë edhe me praninë e kryeministri Edi Rama dhe demokratit Gazment Bardhi, përfundoi.

Njëri pas tjetrit, aktorët politikë u prononcuan për mediat pas takimit për të dhënë detaje.

Rama tha se nuk është gjetur asnjë dakordësi mes palëve. Sipas tij, diskutimet duhet të vijojnë dhe u bëri thirrje opozitarëve që të lëshojnë pe sepse nuk mund t’i kenë të gjitha.

“Diskutim i gjatë, interesant. Ne nuk thamë ndonjë gjë të re. Kemi një qëndrim shumë të qartë. Ne jemi më të mëdhenjtë dhe janë dy palë më të vogla që i duan të gjitha për veten e tyre dhe nuk hapin rrugë. Por do mundohmei të punojmë dhe të bindim opozitën parlamentare që duhet të jetë më fleksibël në këtë proces. Mbase do të arrijmë që të kemi një mbështetje që të jetë e mjaftueshme. Problemi këtu është opozita parlamentare, nuk është një parti politike. Kanë një qëllim të përbashkët. Duhet të prevalojë arsyeja e thjeshtë që nuk mund t’i kesh të gjitha. Por duhet që edhe të tjerët të marrin diçka.”

Rama shtoi se nga ana e socialistëve nuk mund të lëshohet më gjë sepse deri tani ka bërë kompromis për shumë gjëra.

Shefi i qeverisë theksoi se edhe për diskutimet ka një afat sepse deri në fund të korrikut kjo çështje duhet të ketë përfunduar që të kalojë edhe në Parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *