Kjo e mërkurë solli një rritje të rasteve të reja me COVID-19 në Itali, krahasuar me një ditë më parë.

Autoritetet raportuan për 329 raste pozitive, ku pjesa më e madhe vijon të regjistrohet në Lombardi. Sot janë kryer 77.701 testime, ndërsa dje kishte vetëm 46.882.

Viktima gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 43, duke e çuar totalin në 34.448. Ndërsa numri i përgjithshëm i njerëzve që janë infektuar në Itali është 237828.

Të shëruar në shtetin fqinj janë gjithsej 179.455, me një rritje prej 929 pacientësh të tjerë të rikuperuar në orët e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *