Italia ka raportuar gjatë 24 orëve të fundit 119 viktima, 11 më pak se një ditë më parë. Në total, ka shkuar në 32,735 numri i vdekjeve.

Autoritetet vendase kanë deklaruar se të shtunën janë konfirmuar 669 raste të reja me koronavirus., duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 229,327.

Në raport me dje, sot është ulur numri i jetëve të humbura, por është shtuar ai i të prekurve.

Nga 652 që u shënuan një ditë më parë, këtë të shtunë rastet ditore kanë shkuar në 669.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *