Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me 35 vite burg Namik Velajn, i cili vrau bashkëshorten dy vjet më parë dhe u përpoq të fshehë krimin.

 

Ndërsa mjeku Ilir Tanku, i cili punonte si mjek i qendrës shëndetësore të qytetit, u shpall fajtor për “Shpërdorim detyre” dhe dënua me 2 vite burg.

 

Ndërkohë kujtojmë se vrasja ndodhi në janar të 2017-ës, por 67-vjeçari u arrestua në mars të 2018. Vdekja e Verke Velaj, u raportua si natyrale dhe ky version u konfirmua edhe nga mjeku Ilir Tanki, i cili më pas u mor si i pandehur për akuzën e shpërdorit të detyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *