Dy peshkatarë janë mbytur  mbrëmjen e të dielës në grykëderdhjen e lumit Vjose ne Vlore. Pas kërkimeve të shumta, mëngjesin e kësaj të hëne është nxjerrë nga ujërat e lumit Vjosë trupi i 37-vjeçarit Elson Kerri. Ndërsa disa orë më vonë, polumbarët kanë gjetur dhe trupin e viktimës tjetër Lorenc Doko, 32 vjeç, i cili kishte ngecur ne rrjetat e peshkatarëve te zonës. Dyshohet se dy shokët po peshkonin në ujërat e Vjosës dhe kanë humbur jetën në rrethana ende të paqarta.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *