Kreu i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Sherif Xhaferoviç deklaroi në takimin e tij me Ilir Metën në Tiranë se është marrë vendimi që Sarajeva të hapë Ambasadë në Tiranë.

Sipas Metës, të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe Shqipëria për të rritur marrëdhëniet e bashkëpunimit mes dy vendeve. Kreu i shtetit theksoi se ambasada do të hapet përsëri pas 25 prillit, por uron që qeveria të veprojë më herët dhë ta rihapë para zgjedhjeve.

“S’kam qenë dakord për mbylljen e ambasadës së Shqipërsë në Sarajevë. Shqipëria duhet ta japë rolin për stabilitet e paqe në rajon. Bosnja është shtet shumë i rëndësishëm, dhe Shqipëria respekton sovranitetin dhe integritetin e Bosnjes, dhe madje kemi dhe komunitet shqiptar aktiv aty. Kemi kaq shumë mundësi, dhe qëllime të përbashkëta sa duhet të ecim me një rritëm në konkretizimin e marrëdhënieve. Shpresoj që qeveria të hapë para 25 prillit, sepse pas 25 prillit do të hapet patjetër ambasadë në Sarajevë”, deklaroi Meta.

Ambasada shqiptare në Bosnje u mbyll në vitin 2014.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *