Urdhri i radhës i kryeministrit Edi Rama është mbyllja e lokaleve dhe restoranteve në Tiranë e Durrës. Masa u mor për të përballuar koronavirusin dhe për të shmangur grumbullimet.

 

“NDJESË por duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi TË MBYLLIM TË GJITHA RESTORANTET, BARET, KLUBET, në TIRANË dhe DURRËS fillimisht!

 

? KJO NUK ËSHTË KOHË PUSHIMESH dhe ARGËTIMESH JASHTË SHTËPISË, po KOHË LUFTE Dhe KJO LUFTË FITOHET VETËM DUKE KUFIZUAR LIRINË TËNDE, DUKE NDRYSHUAR RRËNJËSISHT MËNYRËN E JETESËS dhe DUKE RUAJTUR FAMILJEN TËNDE nga kontaktet e tua me jashtë!

 

? FRIKË ASPAK, KUJDES PO! MADJE SHUMË FARE!”

 

Më herët, qeveria mori vendimin për të mbyllur edhe palestrat, diskot dhe klubet e natës. Po ashtu, janë pezulluar fluturimet dhe lundrimet me Italinë, janë mbyllur shkollat si edhe janë ndërprerë aktivitetet kulturore, sportive, tubimet, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *