Subscribe

Është zhvilluar ditën e sotme Mbledhja e Këshillit Ekonomik Kombëtar, ku diskutohet rreth ecurisë dhe zhvillimeve ekonomike, si edhe masat e Qeverisë në mbështetje të bizneseve.

I pranishëm në mbledhje ishte edhe kreu i qeverisë, Edi Rama.

Lexo edhe :

Related Posts

Rama: Shqipëria ka marrë një vlerësim të ri nga “Standart & Poors”. Është hera e parë që Shqipëria ngjitet në këtë nivel në klasifikimin e vendeve dhe nga ana tjetër, kur kemi një të dhënë të fundit të Bankës së Shqipërisë për një rritje të ndjeshme të investimeve të huaja, të cilat për herë të parë kanë hipur ndjeshëm mbi shifrën e stabilizuar në vitet e fundit prej 1 mln eurosh, në 1.5 mld euro. Misioni ynë i Shqipërisë 2023 shkon përtej këtyre të dhënave.

Rama tha se vendi ynë ka potencial për një rritje të mëtejshme të investimeve të huaja dhe synimi është që të ngjiten në 3-4 mld.

Rama: Nga ana tjetër, për ne është shumë e rëndësishme që të kemi qartësi dhe të kemi sa më shumë kontribut nga të gjithë faktorët e tjerë ekonomikë dhe socialë, si dhe akademik, në mënyrën se si ne duhet të formësojmë një politikë të re për aftësimin profesional, jo vetëm në nivel të shkollës, por edhe për ri aftësimin në funksion të tregut edhe në moshat që nuk janë më mosha shkolle. Sigurisht që ne kemi disa ide, por duam që të bashkojmë forcat dhe të krijojmë një qasje sa më të qartë dhe sa më konkrete për çka duhet të bëjmë.

Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia është diskutimi për projektligjin e ri për Dhomën Ekonomike Kombëtare. Një projektligj i vonuar për shumë vite pa i hequr askujt të drejtën që të bëjë çfarë organizimi të dojë në punën e tij, duhet të imponojmë detyrimin e regjistrimit në Dhomën Ekonomike Kombëtare siç e kanë të gjithë vendet demokratike për hir të së vërtetës, asgjë më shumë, por edhe asgjë më pak. Kur në ndërkohë nevojat e sipërmarrjes sot janë shumë të ndryshme nga ato që ishin më parë. Kur ndërkohë ne nga ana jonë jemi të vetëdijshëm që procesi integrimit në Bashkimin Europian me fazën e negociatave është një proces që ngarkon me përgjegjësi të mëdha, të reja jo vetëm qeverinë, jo vetëm pushtetin ekzekutiv, por të gjithë sistemin e organizmit të Shqipërisë. Që do të thotë, është një proces ku pushteti ekzekutiv, pushteti gjyqësor, pushteti legjislativ kanë detyrat e tyre që duhet t’i përmbushin sepse nuk do integrohet qeveria e Shqipërisë në Bashkimin Europian, do integrohet Shqipëria dhe përtej këtyre që në një farë mënyrë mishërojnë sektorin publik në Shqipëri edhe sektori privat ka përgjegjësitë e veta të mëdha.

Do të ketë kostot e veta të pashmangshme në këtë proces, do duhet të bëjë sakrificat e veta për këtë proces dhe mbi të gjitha ka një emërues të përbashkët për ne, qeverinë, pushtetin ekzekutiv, për pushtetin gjyqësor, për pushtetin legjislativ, për sektorin privat, për të gjitha agjencitë e tjera të pavarura, për shoqërinë civile, për universitetin dhe ky emërues i përbashkët është që ky proces në këtë fazë kërkon dije. Kërkon dije të reja, kërkon dije të reja që nga mënyra sesi funksionon procesi, që nga mënyra sesi funksionon Bashkimi Europian. Procesi i integrimit dhe negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian janë: “mangi questa minestra”. Pikë!

Pa diskutim Dhoma Ekonomike Kombëtare do të ketë mundësi, do të jetë një mundësi e re për të informuar, për të mbështetur, për të asistuar, për të ndihmuar dhe do të jetë një interlekutor i rëndësishëm në këtë proces. Në mbyllje dëshiroj që të theksoj që gjithë kjo punë kërkon dialog më intensiv, kërkon dialog më të strukturuar, kërkon dialog më produktiv dhe patjetër që ky Këshill Ekonomik Kombëtar është një nga hapësirat ku me vullnet të përbashkët, me angazhim të përbashkët ne mund të rrisim produktivitetin e dialogut mes qeverisë dhe gjithë faktorëve të tjerë.

Gjithë kjo punë kërkon dialog më produktiv, theksoi kreu i qeverisë, dhe ky Këshill Ekonomik Kombëtar është një nga hapësirat ku me vullnet dhe angazhim të përbashkët mund të rritet produktiviteti i dialogut mes qeverisë dhe gjithë faktorëve të tjerë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *