Subscribe

2024 konsiderohet si viti i pyjeve, ndaj dhe fokusi i ministrisë së linjës, do të jetë te rëndësia e tyre dhe shtimi i sipërfaqeve të gjelbërta.

Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro mbolli 1500 fidane në grykëderdhejn e lumit Vjosa.  Kjo nismë vjen edhe në kuadër të 9-vjetorit të krijimit të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

“Është shumë e rëndësishme që të gjejmë ekuilibrin e duhur mez zonave të mrojtura, ruajtjes së natyrës dhe potencialit ekonomik që u ofrohet njerëzve rreth këtyre zonave. Mbrojtjet lumore me beton na shpëtojnë nga përmbytjet por nuk janë gjëja më e mirë. Zgjidhjet natyrore janë afatgjata, por janë zgjidhja më e mirë. Prandaj mbjellja e pemëve në brigjet e Vjosës është zgjidhje afatgjatë”, vazhdoi minsitrja Kumbaro duke vlerësuar edhe modelin e bashkinë e Vlorës.

Aktivitetet e pyllëzimit janë shtrië në të gjithë vendin, ku kërparësi kanë zonat e mbrojtura, sipërfaqet e dëmtuara nga zjarret, erozioni apo dëmtimet e ndryshme. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *