Mbërrin në Aeroportin e Rinasit partia e parë me 22 mijë e 230 doza të vaksinës Pfizer. Lajmi i mirë është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se do të vazhdojnë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t’i kthejnë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë.

“Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave PFIZER, që do të lëvrohen deri në 20 prill. Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t’i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *