E martë, 27 Tetor 2026 Te Paekpozuarit Live deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Mbërrin anija me 49 emigrantë, nisin procedurat në Shëngjin, pritet vendosja e tyre në qendrat e Gjadrit

Anija e Marinës Ushtarake italiane “Cassiopea” me 49 emigrantë në bord, mbërriti mëngjesin e kësaj të marte në Shëngjin.

Anija ishte nisur të premten nga ishulli Lampedusa, por për shkak të një problemi, mbërritja e saj në Shëngjin vonoi dhe ajo preku ujërat shqiptare vetëm këtë të martë.

Reklamë

Emigrantët e ardhur janë me kombësi nga Egjipti, Bangladeshi, Bregu i Fildishtë dhe Gambia.

Fillimisht ata do t’i nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor në qendrën pritëse të Shëngjinit dhe më pas do të transferohen drejt Gjadrit.

Reklamë

Ky është kontingjenti i tretë i emigrantëve që mbërrijnë në Shqipëri nga ishulli i Lampeduzas në Itali.

Më 16 tetor dhe 8 nëntor të vitit që shkoi ishte anija “Libra” solli në Shqipëri dy kontingjente me 24 emigrantë, kryesisht nga Egjipti dhe Bangladeshi, të cilët, pas vendimit të gjykatës italiane, u rikthyen në Itali.

Por këtë herë nuk pritet të përsëritet i njëjti skenar, pasi Gjykata e Lartë në Romë legjitimoi marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët.

Qendra pritëse e emigrantëve në Gjadër të Lezhës nisi të funksionojë në shtatorin e vitit 2024.

Sipas marrëveshjes, territori i dy qendrave pritëse administrohet nga pala italiane e cila e ndërtoi atë, ndërsa autoritetet shqiptare janë në mbështetje të tyre.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë