Policia e Sarandës ka arrestuar një 25-vjeçar për mashtrim.

 

I riu me iniciale A.S., banues në Ksamil, ishte shpallur në kërkim pasi kishte mashtruar 3 shtetas të tjerë kundrejt pagesës, me qëllim për t’i çuar në Gjermani.

 

Nga ana tjetër, policia njofton se në pranga ka përfunduar edhe një 33-vjeçar në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij 64 vjeçar.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *