Subscribe

Grupet kriminale dhe falsifikatorët por manipulojnë testet e COVID-19 për të dërguar drejt vendeve të Evropës shtetas të ndryshëm.

 

Alarmi, shkruan Vizion Plus, është ngritur nga Europol ku përmes një shkrese, përfshirë edhe Shqipërinë, u ka kërkuar vendeve anëtare hetime të mëtejshme për këto mashtrime.

 

Sipas Europol, këto grupe kriminale po falsifikojnë testet duke i nxjerrë të gjitha pergjigjet si negative, në mënyrë që të mund qytetarët të lëvizin nga një vend në tjetrin.

 

Ky falsifikim bëhet përmes shumave qw variojnw nga 150 deri në 300 euro.

 

Para pak ditësh, policia e Tiranës arrestoi 4 pronarë të agjensive turistike të cilët përmes mashtrimit kishin falsifikuar këto teste duke dërguar qindra qytetarë kryesisht në Gjermani.

 

Shuma e përfituar për çdo qytetar ishte afro 600 euro.

 

Raste të tilla mashtrimi janë shënuar edhe në vendet europiane si Itali, Greqi, Francë si dhe Mbretëri e Bashkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *