Subscribe

Reagimet e zyrtarëve serbë për mohimin e masakrës së Reҫakut, kanë nxitur zemërim të madh jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri.

 

Pas përplasjes së një dite më parë me presidentin serb Alexandër Vucic i cili e quajti ngjarjen e rëndë një trillim, kreu i shtetit të Kosovës ka deklaruar se nuk do të ketë asnjëherë paqe derisa trashëgimia e Milloshevicit të kujtohet me turp.

 

Në një postim në tuitter, Hashim Thaci shkruan se politikat gjenocidale serbe nuk mund të mbrohen por duhet të denoncohen. Paqja, pajtimi, drejtësia nuk mund të ndërtohen bazuar në mohimin e krimeve.

Presidenti Thaci sjell në vëmendje qëndrimin e kancelares gjermane, e cila vizitoi për herë të parë kampin e vdekjes në Aushvic.

 

Të premten, Angela Merkel tha se ndiente turp të thellë përballë krimeve që u kryen nga Gjermania dhe se kujtimi i krimeve e pranimi i përgjegjësisë është një “pjesë e pandashme” e identitetit kombëtar të vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *