Të trishtuar e të zemëruar thellë pas vrasjes në shkollën e mesme në Florida të SHBA, mijëra nxënës në Florida po mobilizohen për të mbajtur një marsh masiv për ashpërsimin e ligjeve të armëve.

 

“Marsh për Jetën Tonë”, do të mbahet më 24 mars në Uashington, për t’u kërkuar ligjvënësve të miratojnë ligjin për kontrollin e armëve, dhe rritjen e sigurisë nëpër shkolla.

 

Zemërimi i të rinjve u rrit edhe më shumë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kritikoi FBI-në për vrasjen tragjike të 17 personave në pak ditë më pare nga 19 vjeçari Nikolas Kruz.

 

Me anë të një postimi në twitter, Trump tha se FBI ka pasur informacione mbi të riun vrasës, por nuk arriti të veprojë në kohën e duhur, duke shtuar se kjo agjenci ka shpenzuar shumë kohë për hetimin e Rusisë, në vend që të parandalonte të shtënat në shkollë. Postimi i Trump u kritikua për pandjeshmëri.

 

FBI ka pranuar se ka pasur informacione mbi të riun vrasës që në vitin 2016, i cili kishte shfaqur pasionin per armët dhe “dëshirë për të vrarë”.

 

Ndërkohë, udhëheqësit demokratë u zotuan se do të dyfishojnë përpjekjet për të ashpërsuar ligjin kundër armëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *